LAJMI I FUNDIT:

Problemi me nxehtësinë e telefonave duket se merr fund me serinë e re të iPhone 16

Problemi me nxehtësinë e telefonave duket se merr fund me serinë e re të iPhone 16

Sipas një raporti nga PhoneArena, Apple mund të pajis modelet e ardhshme iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max me material grafeni për të ndihmuar në shpërndarjen e nxehtësisë dhe për të ulur temperaturën e telefonit.

Kompania i ka pajisur modelet e saj aktuale me një kornizë titani e cila ka përçueshmëri më të ulët termike se çeliku inox, duke dërguar kështu në probleme me nxehtësi.

Këto probleme me mbinxehtësinë e telefonave inteligjentë nga Apple u zbutën pjesërisht me përditësimin e iOS 17, veprim ky i cili erdhi pasi kompania e pranoi që telefonat e saj kanë probleme me temperaturën.


Por, pajisja e serisë së re me “fletë grafeni” duket se do t’i reduktojë ose largojë krejtësisht këto shqetësime, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.

Bëhet e ditur se modelet iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max nuk pritet të prezantohen deri pas gjysmës së vitit 2024.

Gjatë muajve të ardhshëm do të dëgjojmë më shumë detaje rreth serisë së re të telefonave inteligjentë nga Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse përdorni Facebook, kini kujdes nga këto mashtrime

Nëse përdorni Facebook, kini kujdes nga këto mashtrime

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji

"Inteligjenca Artificiale mund të përdoret nga terroristët" - çfarë po paralajmëron ish-shefi i Google?

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Kalo në kategori