LAJMI I FUNDIT:

​Problemet me stadiume, Kurti ka një premtim të madh

​Problemet me stadiume, Kurti ka një premtim të madh

Stadiumet e futbollit janë brenga më e madhe për zhvillimin jo të shpejtë të futbollit në Kosovë, por duket se një shpresë e madhe për kalimin e këtij probleme tashmë ekziston.

Kjo pasi kështu ka premtuar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Ai ka premtuar se me rreth 200 milionë euro do të ndërtohen 20 stadiume në mbarë vendin dhe se brenda pak vitesh, sipas tij, Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon, duke përfshirë edhe Stadiumin Nacional.


Kurti: Vendi ynë do ta ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon

“Do ta organizojmë ngjarjen më të madhe sportive në histori të vendit, Lojërat Mesdhetare 2030 për të cilat do të bëhen mbi 250 milionë euro investime në infrastrukturë sportive”.

“Veçanërisht me intensitet të lartë do të punohet në rregullimin e infrastrukturës së futbollit me 200 milionë euro për 20 stadiume anë e mbanë vendit. Vendi ynë do ta ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon, duke përfshirë edhe Stadiumin Nacional”, ka thënë Kurti.

Lojërat Mesdhetare në Kosovë do të organizohen në verën e vitit 2030 dhe se përveç stadiumeve, pritet që të ndërtohen edhe shumë palestra sportive e pishina olimpike.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Kalo në kategori