Juventusi është në pritje të një ndëshkimi nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar, çka mund të nënkuptojë kufizime në regjistrimin e lojtarëve të rinj për sezonin 2026/2027.

'Bianconerët' konfirmuan shkeljen e mundshme në një deklaratë të lidhur me publikimin e bilancit për vitin financiar që përfundon më 30 qershor 2025.


E fshehur thellë në dokumentin e gjatë ishte konfirmimi se klubi ka shkelur parametrin e rregullit të fitimeve në futboll (Football Earning Rule).

Më 18 shtator, Juventusi mori konfirmimin nga UEFA se ishte hapur një procedurë kundër klubit për shkelje të mundshme gjatë periudhës trevjeçare nga 2022/2023 deri në 2024/2025.

Rezultati i kësaj procedure pritet në pranverën e vitit 2026 dhe mund të sjellë një sanksion financiar, i cili nuk besohet të jetë me shumë të lartë.

Më shqetësuese do të ishte vendosja e kufizimeve në regjistrimin e lojtarëve të rinj në listat për garat e UEFA-s.

Juventus përsërit se nuk ka shkelje të tjera të rëndësishme të rregullave të Fair Play Financiar të UEFA-s.

Ata po ashtu e kanë respektuar raportin e kostos së skuadrës prej 80 për qind për vitin 2024, dhe janë në rrugë të mirë për të arritur kufirin prej 70 për qind në vitin 2025.

Juventusi ishte përjashtuar tashmë nga Liga e Konferencës për sezonin 2024/2025, duke i dhënë mundësinë të “pastrojnë llogaritë” për parregullsitë financiare që gjithashtu u kishin sjellë zbritje pikësh në Serie A./Telegrafi/

telegrafi sport app