LAJMI I FUNDIT:

Probleme serioze për Chelsean: Mauricio Pochettino dorëzohet publikisht

Probleme serioze për Chelsean: Mauricio Pochettino dorëzohet publikisht

Mauricio Pochettino ishte mjaft i sinqertë në vlerësimin e tij për formën aktuale të Chelseat, pasi pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier.

Pas humbjes 4-2 ndaj Wolves, ai u tha mediave se ekipi nuk është mjaftueshëm i mirë, po ashtu edhe vetë ai.

“Mendoj se të gjithë nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Për momentin ky është realiteti. Edhe unë po ashtu. Ajo që po tregojmë sot është se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Nuk e menaxhuam situatën si duhet”, ka thënë Pochettino.


Mudryk e sfidon tifozin e Chelseat nëpërmjet Instagramit: Ejani luani një kundër një për 10000 mijë funte
Lexo po ashtu Mudryk e sfidon tifozin e Chelseat nëpërmjet Instagramit: Ejani luani një kundër një për 10000 mijë funte

“Askush nuk mund të jetë i sigurt, apo jo? Nuk dua të vij këtu dhe të them se jam më i miri. Për momentin, ne nuk po përputhemi me historinë e klubit, kjo është e vërtetë. Duhet të pranojmë dhe të jemi kritikë. Ne nuk do të dorëzohemi”.

“Unë jam njeri. Sigurisht që nuk është një situatë e mirë. Në futboll duhet të pranosh kur jeni keq. Me një klub si Chelsea, me pritshmëri, duhet ta pranosh këtë. Për të qenë në këtë biznes, me këtë lloj klubi, duhet të jesh i fortë”, ka shtuar më tej ai.

Chelsea pëson humbje të thellë nga Wolvesi në "Stamford Bridge", Cunha me het-trik
Lexo po ashtu Chelsea pëson humbje të thellë nga Wolvesi në "Stamford Bridge", Cunha me het-trik

Chelsea e filloi vitin 2024 mjaft fuqishëm, duke fituar tri nga katër ndeshjet e para, por tani ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat – që përfshin pranimin e tetë golave ​​në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier.

Poch e ka parë skuadrën e tij të bjerë deri në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier dhe në nevojë të dëshpëruar për fitore për të përfunduar sezonin fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori