Në adresën e Telegrafit, disa qytarë nga Gjakova kanë adresuar një ankesë e cila ka të bëjë me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Në ankesën që Telegrafi ka pranuar nga qytetarët thuhet se që nga dita e djeshme (13 maj 2025), në një ndërtesë të banimit kolektiv, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, mungon energjia elektrike, si pasojë e djegies së gjashtë orëve mëtësë të energjisë elektrike.


Në ankesën e drejtuar Telegrafit, sipas qytetarëve thuhet se deri më tani askush nuk është interesuar për këtë problem të tyre.

Mirëpo për të kuptuar më shumë rreth problemit, Telegrafi përmes një e-maili zyrtar ka kontaktuar me KEDS-in, të cilët në përgjigjjen e tyre kanë bërë të ditur që janë në dijeni për këtë problem.

“KEDS-i është në dijeni lidhur me zjarrin e shkaktuar në njehsorët elektrikë në lagjen në fjalë në Gjakovë. Ekipi i ekspertëve nga komisioni përkatës i KEDS-it do të bëjë vlerësimin e gjendjes dhe do të përpilojë një raport lidhur me të.”, thuhet fillimisht në përgjigjjen e dërguar nga KEDS-i.

Tutje KEDS-i ka potencuar që fillimisht banorët e ndërtesës duhet të bëjnë ndërrimin e ormanit dhe kabllove të dëmtuara.

“Banorët e ndërtesës duhet të bëjnë ndërrimin e ormanit dhe kabllove të dëmtuara, respektivisht rregullimin dhe eliminimin e dëmeve deri te njehsorët elektrikë, përmes një kompanie të autorizuar.
Porsa të përfundohen këto punime, KEDS-i do të bëjë menjëherë furnizimin me energji elektrike dhe vendosjen e njehsorëve të rinj.”,
thuhet në fund të përgjigjes së KEDS dhënë Telegrafit.