Biblioteka e Prizrenit ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së saj. Me këtë rast, drejtuesit e saj, zyrtarët komunalë e përfaqësues nga akademia kanë vlerësuar rolin e këtij institucioni për thellimin e dijes dhe zhvillimin e kulturës.
Drejtoresha e Bibliotekës në Prizren, Sahadete Sadikaj-Kukaj ka theksuar se ky institucion ka qenë pjesë e çmuar e komunitetit që prej ditës së parë të punës e deri më sot.
“Biblioteka jonë ka qenë pjesë e çmuar e komunitetit që nga themelimi i saj në vitin 1944, por edhe më herët duke mos dashur që për asnjë moment t’i harrojmë traditat e hershme të bibliotekarisë në qytetin tonë. Për tetë dekada kjo bibliotekë ka shërbyer si një vend ku dijet ndahen, ku kulturat bashkohen dhe ku ëndrrat marrin formë, duke ju shërbyer lexuesve të saj”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina ka theksuar se kjo bibliotekë është më e vjetra në Kosovë dhe se nga gjiri i saj është themeluar edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
“Dhe jo rastësisht shënohet 80-vjetori i Bibliotekës. Prizreni si kryeqendër e kulturës, i ka institucionet më të vjetra, sepse nga viti 1878 kishte nismë për krijimin e shtetit shqiptar”, ka thënë ai.
Morina ka pohuar se qeveria komunale do të mundohet që të krijojë kushte më të mira për aktivistët kulturorë, dhe në këtë aspekt është zotuar që deri në vitin 2026, Biblioteka e Prizrenit të zhvendoset në një ndërtesë meritore, për të qenë Biblioteka më e mirë në Kosovë.
Nënkryetari Kujtim Gashi ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Bibliotekës së Prizrenit për ta ruajtur dashurinë ndaj librit edhe në epokën e zhvillimit teknologjik dhe pajisjeve të mençura, raporton Telegrafi.
Dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti”, Xhafer Beqiraj duke prezantuar botimin e Bibliotekës për këtë jubile me titull “Vargu i 80-vjetorit” nga grup autorësh ka theksuar se Biblioteka e Prizrenit nuk është thjesht vetëm një vend me rafte librash, por një institucion ku idetë, kultura dhe historia takohen, bashkëbisedojnë dhe përcillen nga një brez te tjetri.
“Me këtë rast të veçantë, kemi kënaqësinë të promovojmë edhe përmbledhjen letrare “Vargu i 80-vjetorit”, një vepër që përmbledh krijimtari të pasur nga autorë të qytetit tonë dhe të rajonit. Ky botim që përurohet sot me rastin e përvjetorit të 80-të, nuk është thjesht një koleksion poezish dhe prozash, por një manifestim i shpirtit krijues të Prizrenit, një dëshmi e gjallë e angazhimit dhe e pasionit të krijuesve tanë letrarë. Ai sjell në dukje talentin dhe ndërlidhjen e tyre me këtë qytet që ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për artin dhe kulturën”, ka thënë Beqiraj.
Në këtë manifestim, pos nikoqirëve të pranishëm kanë qenë edhe krijuesit, lexuesit, përfaqësues nga ambasada e ShBA-së, punonjësit e Bibliotekës së Elbasanit, para të cilëve është shfaqur edhe një program artistik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë