Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren, ka arrestuar sot katër të dyshuar pasi në një lokacion në Prizren janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në ora 14:45, sipas urdhrit verbal tё pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs sё stacionit policor nё Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.
Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar katër (4) persona tё dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: 32 qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit marihuanë me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg e 118 gr.; tri qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji kokain me peshë 0.79 gram; një peshore elektronike; katёr telefona mobilë; veturë e markës ‘Ford’ dhe disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.
Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezencë tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.
Pas intervistimit tё tyre me Vendim mbi Ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, njofton Policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës