LAJMI I FUNDIT:

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 4 orë, Policia kërkon nga bashkatdhetarët të shfrytëzojnë edhe pika tjera  

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 4 orë, Policia kërkon nga bashkatdhetarët të shfrytëzojnë edhe pika tjera  
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mesditë pritjet e bashkatdhetarëve në pikëkalimin kufitar Merdare hyrje/dalje janë deri në katër orë, ndërsa u ka bërë apel që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare si atë Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritje të gjata.

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit njofton se janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata.

Sipas Policisë së Kosovës koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e tyre.


“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021)  në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta”, thuhet në njoftim.

“Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kosova lëshon urdhër-arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

​Kosova lëshon urdhër-arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si

​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si "Ftyra"

Lajme
Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori