Arijanet Muric zhvilloi një paraqitje të madhe në përballjen kundër Interit, edhe pse Sassuolo u mund me rezultat 2-1.

Portieri i Kosovës ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë, duke realizuar disa pritje vendimtare ndaj yjeve zikaltër.


Sipas vlerësimit të SofaScore, Muric mori notën 7.6 – më i miri për skuadrën e tij dhe i dyti në ndeshje, pas Federico Dimarcos.

Gardiani i portës realizoi pesë pritje brenda kuadratit, duke parandaluar që rezultati të thellohej edhe më shumë.

Aksionet e tij më të bukura janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku morën vlerësime pozitive dhe komente të shumta nga tifozët.

Muric mbetet portieri i parë i Kosovës dhe në tetor pritet të jetë sërish forcë brenda kuadratit për Dardanët. /Telegrafi/


telegrafi sport app