Pritjet e portierëve nga Liga Premier të bazuara në përqindje në këtë edicion
Driton Gajraku
E ardhmja e Kepa Arrizabalagas te Chelsea duket në dyshime të mëdha, pasi në këtë edicion ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.
Portieri spanjoll kaloi te The Blues nga Athletic Bilbao për shumën rekorde 80 milionë euro në gushtin e vitit 2018, mirëpo që ka bërë disa gabime të mëdha që nga atëherë.
25-vjeçari nënshkroi kontratë shtatëvjeçare, derisa nën urdhrat e Maurizio Sarrit bëri disa veprime të gabuara, si refuzimi për t’u zëvendësuar ndaj Manchester Cityt në FA Cup.
FBREF.com ka mbledhur përqindjet e pritjeve të portierëve të Ligës Premier, me Kepan që është në pozitën e fundit.