Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka akuzuar palën serbe në kontrollin kufitar për pritjet e gjata të qytetarëve kosovarë në Merdar.
Në këtë pikë kufitare qytetarët e Kosovës po presin me orë të tëra për të dalë nga Kosova.
E gjithë kjo sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pasi pala serbe është duke punuar vetëm me dy zyrtarë policorë.
“Ju njoftojmë se pritjet në dalje për në Serbi ne PKK Merdar janë deri në 7 orë dhe kolona 4 kilometra e gjatë. Kjo për neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar. Pala serbe është duke punuar vetëm me dy zyrtarë policorë, njëri po merret me një korsi të autobusëve ndërsa tjetri me katër korsi të veturave”.
“Nga këto të dhëna besojmë se e kuptoni se si është gjendja dhe ku qëndron pengesa”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë autoritetet e Kosovës janë duke bërë çmos që të ndikojnë te pala serbe që të rrisë kapacitetet dhe të mundësojë qarkullim më të shpejtë.
“Ju falënderojmë për bashkëpunim! Rrugë të mbarë!”.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila përmes një njoftimi ka thënë se sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.
“Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të palës serbe”.
Policia ka njoftuar se e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtarë, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe t’u mundësohet qytetarëve kalimi më i shpejt kufitar.
“Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’iu shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, vijon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët