Pritjes po i vije fundi, Maignan do të rikthehet në sfidën ndaj Tottenhamit

388:"Foto Spada/LaPresse 03 settembre 2022 - Milano , Italia - sport, calcio - Ac Milan vs Inter - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2022/2023 - Stadio San Siro. Nella foto: Mike Maignan (A.c. Milan); September 03, 2022 Milan , Italy - sport, calcio - Ac Milan vs Ac Milan vs Inter - Serie A Football Championship 2022/2023 - San Siro Stadium . In the pic: Mike Maignan (A.c. Milan); 14:"Spada/LaPresse
Mike Maignan ka qenë padyshim mungesa më e madhe e Milanit në muajt e fundit.
Për herë të fundit portieri francez luajti më 18 shtator ndaj Napolit dhe që nga ajo ndeshje ai ka qëndruar jashtë shkaku i lëndimit.
Por pritjes së madhe të tifozëve të Milanit i ka ardhur fundi dhe Maignan pritet së shpejti të rikthehet në portë.
27-vjeçari është duke u rikuperuar dhe rikthimi i tij pritet të bëhet në muajin mars.
Ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur po shihet si idealja që Maignan të rikthehet në portë.
Por nuk përjashtohet mundësia që francezi të rikthehet edhe një javë më herët, në Serie A, ku më 4 mars Milani përballet me Fiorentinën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































