Christian Eriksen do të debutojë me fanellën e Brentfordit në Ligën Premier.

Mesfushori danez iu bashkua klubit anglez në janar pasi shkëputi kontratën me Interin.


Eriksen nuk kishte drejtë loje në Serie A shkaku i problemit që kishte me zemrën e tij.

3317148 67823228 2560 1440

Por pas transferimit në Brentford, debutimi i tij ende nuk ka ardhur me skuadrën e parë dhe një gjë e tillë do të ndodh këtë fundjavë.

Eriksen është grumbulluar me ekipin dhe do të luaj kundër Newcastle United të shtunën me fillim nga ora 16:00.

skysports christian eriksen 5673801

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Brentford, Thomas Frank që bashkëkombësi i tij do të ketë minuta ndaj 'Laraskave'.

“Christian do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të zbresë në fushë të shtunën. Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por veçanërisht për të dhe familjen e tij”, deklaroi Frank. /Telegrafi/