LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: BE pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor

Varhelyi: BE pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre post-COVID-19.

Në një shkrim në Twitter, u shpreh se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete.

Në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.


Kurti: KE ta marrë parasysh propozimin që të avancojmë CEFTA-n në SEFTA, dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete
Lexo po ashtu Kurti: KE ta marrë parasysh propozimin që të avancojmë CEFTA-n në SEFTA, dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete

Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se BE-ja dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin veprime të guximshme për të forcuar lidhjet reciproke në përshpejtimin e reformave që hapnin rrugën e aderimit në familjen e madhe evropiane.

Ai në samitin virtual të Berlinit tha se Procesi i Berlinit u krijua në një kohë kur perspektiva e rajonit për anëtarësimin në BE dukej e largët, por fatkeqësisht edhe shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori