LAJMI I FUNDIT:

A pritet të ketë vërshime në Kosovë, flasin nga IHMK-ja

A pritet të ketë vërshime në Kosovë, flasin nga IHMK-ja

Edhe pse mbrëmja e së dielës u karakterizua me reshje të dendura të shiut dhe është parashikuar po ashtu që edhe gjatë ditës së sotme të ketë reshje shiu, në territorin e Kosovës nuk pritet të ketë vërshime.

Në një prononcim për Telegrafin, Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se nga dita e djeshme ka pasur reshje të shiut, dhe se janë duke e përcjell situatën meteorlogjike.

“Jemi tu e përcjell situatën metrologjie që po mbretëron në vend. Prej ditës së djeshme kemi reshje të shiut të cilat me intensitet më të lartë kanë qenë në komunën e Gjakovës, Junikut, Deçanit një pjesë të Klinës, Skenderajt dhe pjesë veriore të Kosovës”, tha Kastrati.


Ai shtoi se pavarësisht kësaj  nuk parashikohet të ketë vërshime në Kosovë.

“Duke e pasur parasysh situatën në të cilën kemi kaluar dhe vera ishte e thatë do të thotë që lumenjtë në kodrat e tyre minimale dhe nuk parashikohet që të ketë asnjë rrezik për rrëshqitje lumore në territorin e Republikës së Kosovës, dhe për këtë shkak nuk pritet të ketë vërshime”, tha ai.

Bashkim Kastrati, nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës

Kastrati shtoi se mund të ndodhë me disa përjashtime të vogla në disa rrjedha të shpejta të lumenjve siç janë ato të lumit Erenik në Gjakovë.

“Përjashtim bëjnë disa rrjedha periferike lumore në pellgun e lumit të Erenikut dhe bistricës në komunën e Deçanit që mund të kenë vërshime më të shpejta,  kurse në pjesët e tjera nuk do të ketë përmbytje nga lumenjët”, deklaroi Krastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori