Këngëtarët e njohur shqiptarë, Bruno dhe Yllka Kuqi, ditë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Karma” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe verore.


Kënga e cila është vizualizuar edhe me klip, është pritur mirë nga publiku deri më tani.

gaz

Në vetëm 24 orët e para, “Karma” ka arritur të grumbullojë afro 50 mijë klikime në kanalin YouTube.

Bashkëpunimi interesant i dyshes ka ngjallur interesim të madh nga publiku edhe në platformat tjera të muzikës si Spotify, iTunes dhe Shazam.

Ky është bashkëpunimi dytë për Brunon pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, përkatësisht pas këngës me Nora Istrefin, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/