Prishtinës i shtohet një kandidat i pavarur për kryetar komune

Fatmir Selimi është kandidati i pavarur për kryetar në Komunë të Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur vet Selimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Selimi tha se ka ardh koha që Prishtina, kryeqyteti i Kosovës të udhëhiqet nga qytetarët e jo nga politika!
“Kam vendos me u kandidu për Kryetar të Komunës së Prishtinës si kandidat i Pavarur. Sot i plotësova gjithë dokumentet e kërkuar dhe pres Certifikimin nga ana e KQZ. Arsyeja është se ky qytet ka nevojë për një kryetar që punon për qytetarët, dhe qytetin. Do të punoj së bashku me qytetarët e Prishtinës por edhe rrethinës që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë dhe që ky qytet të jetë një vend i mundësive”, ka shkruar Selimi.
Ndryshe, sot edhe Uran Ismaili nga PDK zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. /Telegrafi/


















































