LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, tri grabitje të armatosura brenda 24 orëve

Prishtinë, tri grabitje të armatosura brenda 24 orëve

Tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën një personi në fshatin Shkabaj në Prishtinë, dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale.

Rasti ka ndodhur mbrëmë derisa viktima ishte në lëvizje dhe është ndalur nën urë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë  është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.


Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar.

Po në Prishtinë, një vajzë ka raportuar se derisa ka qenë në lokal, një pëson i panjohur i maskuar dhe armatosur ka tentuar të hyj në lokalin e saj.

I dyshuari pasi nuk ka arritur ta kryej veprën është larguar në drejtim të panjohur.

Kurse, në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në lokal, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës duke i thyer xhamin e lokalit dhe nga aty kanë grabitur një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori