LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit kërkojnë drejtësi, protesta ndërpritet në minutën e 26, aq vite sa kishte Astriti (Foto)

Prishtinasit kërkojnë drejtësi, protesta ndërpritet në minutën e 26, aq vite sa kishte Astriti  (Foto)

Qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë protestuar sot në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Xhemile dhe Avni Dehari i kanë prirë marshit, ku u kërkua drejtësi për të riun Astrit Dehari i cili ka vdekur në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kjo është hera e dytë që shoqëria civile në Prishtinë organizon marsh në kërkim të drejtësisë për 26 vjeçarin.


Besa Luzha, përfaqësuese nga shoqëria civile theksoi se tha se do ta ndërpresin protestën në minutën e 26, aq vjet sa kishte Astriti.

“Ne do të ndërprejmë protestën në minutën e 26 për shkak të viteve të Astritit. Ne do të bëjmë një peticion ku mundemi të nënshkruajmë një peticion ku do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave dhe mbajtjen e seancës për  Astritin”, tha Luzha. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

12

13

14

15

16

18