Reshjet e shiut të entjen pasdite, kanë shkaktuar telashe në kryeqytet.

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.


Në disa fotografi që janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihen Rruga “B”, krejtësisht në ujë, lagjja Emshir, nënkalimi tek Stacioni i Autobusëve, rruga Muharrm Fejza, e shumë rrugë të tjera.

Uji ka hyrë edhe nëpër disa lokale, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Duhet theksuar se Prishtina vazhdimisht ballafaqohet me probleme pas shirave të rrëmbyeshëm.

Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.

Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.

Ndërkaq, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit.

Kjo situatë sipas IHK-së vije si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

"Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh", thotë IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /Telegrafi/

290483425 546862377225586 2977169592295356192 n  1

290803823 3424868714458343 3665849622454241058 n

289311938 1067291164182029 3769292762972353191 n

289275844 1067291117515367 6466982398470722828 n

290358647 425134532840211 6672240494474039142 n

290785803 399295888900024 8157829160192745256 n