LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon me fitore, mposht me shumë mund Lirinë

Prishtina vazhdon me fitore, mposht me shumë mund Lirinë

Prishtina ka arritur të fitojë ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës. 

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve të cilët rrezikuan disa herë me Ahmet Januzin (13’), Mentor Mazrekajn (31’) dhe Guthier Mankenda (35’) por pa pasur sukses.

Në anën tjetër edhe mysafirët nga Prizreni rrezikuan në minutën e 25, por as këtë nuk patën sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.


Në pjesën e dytë Prishtina rriti volumin e sulmeve dhe fillimisht tentuan me anë të Lorik Boshnjakun (53’) dhe pastaj me Mazrekajn (60), por në dy rastet goditjet e tyre u priten nga gardiani mysafirë.

Në vazhdim të pjesës së dytë ndeshja mori rrjedhë tjetër pasi Debatik Curri i Prishtinës u ndëshkua më karton të kuq në minutën e 71, por kjo nuk e pengoi Prishtinën të gjej golin e fitores 1-0 me anë të Armend Dallkut, i cili shënoi në minutën e 86 pas asistimit të Mazrekajt dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina renditet në vend të tretë me gjashtë pikë dhe javën e ardhshme udhëton te Drenica, ndërsa Liria renditet e 10-ta me tri pikë dhe e pret në shtëpi Dritën.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori