Komuna e Prishtinës ka pritur një delegacion nga Komuna e Barcelonës, respektivisht nga Departamenti për Marrëdhënie dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Publik i Tregut Komunal të Barcelonës.
Delegacioni i Prishtinës, i përbërë nga nënkryetari Dardan Sejdiu, Drejtori për Zhvillim Ekonomik Genc Bashota dhe përfaqësuesit e organizatës implementuese të projektit të Tregut Mobil të Fermerëve në Prishtinë OJQ Gratë në Biznes, pritën atë të Barcelonës, të udhëhequr nga Jordi Cortez i Roldan dhe UN Habitat Zyra e Kosovës, e përfaqësuar nga Frederic Saliez, Zëvendës Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse me Institucionet Evropiane.
Qëllimi i këtij takimi, siç bën me dije Komuna e Prishtinës, ishte shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Komunës së Barcelonës për zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve komunale, duke ndërlidhur këtë mundësi me rigjenerimin urban dhe shfrytëzimin e hapësirave publike.
Në kuadër të këtij takimi, Sejdiu i njoftoi ata me punën e Komunës së Prishtinës, gjatë këtij mandati qeverisës, sfidat dhe rezultatet e arritura, sidomos në sektorin e urbanizmit, planifikimit hapësinor, zhvillimit ekonomik, shërbimet publike etj.
Gjatë bisedës, Dardan Sejdiu njoftoi mysafirët nga Barcelona me iniciativën e Komunës për themelimin e Tregut Mobil të Fermerëve, i cili është një risi për Kosovën, për fermerët dhe konsumatorët. Sipas tij, ky treg i ka dhënë një kuptim më të gjerë dhe më të plotë shfrytëzimit të hapësirës publike, e cila po shfrytëzohet për zhvillimin ekonomik të qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë fermerëve, të cilët tashmë kanë një vend të sigurt dhe dinjitoz për plasimin e produkteve të tyre të freskëta drejtpërsëdrejti tek konsumatori, duke eliminuar kështu ndërmjetësimin e tregtarëve për shitjen e këtyre produkteve.
Po ashtu, nënkryetari i Komunës theksoi se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për të nxitur fermerët të rrisin fermat e tyre dhe të zëvendësojnë produktet e importit, duke krijuar brende të reja të produkteve bujqësore vendore në Kosove. Ai theksoi se Komuna e Prishtinës është duke punuar që të bëj edhe lidhjen e tregut të gjelbër ekzistues me pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës, duke ofruar kështu një lidhje dhe atraksion turistik ndërmjet këtyre dy pjesëve.
Nga ana tjetër, Cortez i Roldan theksoi se Instituti Publik i Tregut Komunal të Barcelonës menaxhon 43 tregje, kryesisht të mbyllura dhe më pak të hapura, në Barcelonë, të cilat organizohen dhe funksionojnë nëpërmjet shoqatave apo asociacioneve. Ai edhe njëherë ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Komunës së Barcelonës për zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve komunale, duke ndërlidhur këtë mundësi me rigjenerimin urban dhe shfrytëzimin e hapësirave publike.
Cortez i Roldan tregoi se Tregu Komunal i Barcelonës zë vendin e tretë për nga institucionet të cilat qytetarët i vlerësojnë më së shumti. Ai po ashtu ka theksuar se kërkesa për tregje ku fermerët prodhues të shesin drejtpërsëdrejti prodhimet e tyre të freskëta është rritur edhe në vendet e Evropës, mirëpo sipas tij kjo është e vështirë në Barcelonë pasi fermerët jetojnë së paku 100 km larg qytetit të Barcelonës.
Në fund të takimit delegacioni nga Barcelona vizitoi tregun mobil të fermerëve në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pa nga afër këtë treg dhe pati rastin të bisedojë drejtpërsëdrejti me fermerët.
Fermerët e tregut mobil në Prishtinë mirëpriten delegacionin nga Barcelona dhe treguan interes për shkëmbim të përvojave me tregjet e fermerëve në Barcelonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze