Në “Ditën e Tokës”, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti bën thirrje që të ruhet zona e përbashkët, meqë sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.
Ahmeti konsideron se nuk është e mjaftueshme që të ruhet vetëm muret e shtëpisë dhe banesave tona.
Kështu është shprehur ai gjatë mbjelljes së disa fidanëve në lagjen Lakrishtë, derisa ka theksuar ky është një vit jubilar, meqë është 50- vjetori i shënimit të kësaj dite.
“Kemi dashur të tregojmë që në fakt në këtë kohë pandemie e COVID-it, nuk do të harrojmë këtë që është pjesë tepër e rëndësishme edhe për të ardhmen edhe për luftimin e pandemive. Besoj që nëse ka fat në fatkeqësi në këtë pandemi, e kemi vërejtur se çfarë do të thotë publikja apo e përbashkëta. Që muret ë shtëpisë nuk mjaftojnë, që muret e banesës nuk mjaftojnë për ta jetuar një jetë normale. Por gjithmonë duhet të kërkojmë shoqëri dhe të ruajmë ata që është e përbashkët. Në këtë rast mendoj se nuk e kemi ruajtur fort të përbashkëtën dhe po duamë të tregojmë që sa më shumë duhet të mbjellim dhe kjo e përbashkëta është më e sigurt dhe më e shëndetshme. Sivjet i mbjellim 1 milion lule, tashmë i kemi sepse i kultivojmë vet dhe do i mbjellim gjithandej nëpër Prishtinë, dhe diku rreth 5 mijë fidane drunj te cilat planifikojmë që në këtë sezon t’i mbjellim”, tha Ahmeti.
Ai u zotua se në rast se do të ketë mungesë buxhetore do të heqin asfalt e do të shtojnë drunjtë në hapësira publike.
E drejtori i “Hortikulturës”, Isak Rakovica bëri të ditur se çdo ditë po shtohen hapësirat gjelbëruese.
“Përmes lulishteve tona, përmes punëtorëve të kësaj ndërmarrje po prodhojmë lule dhe fidane. Po ashtu përmes komunës po marrim edhe fidane cilësore të cilat çdo ditë po rritet sipërfaqja gjelbëruese e krejt kjo duke iu falënderuar besimit dhe kontratave që kemi me komunën e Prishtinës. Sepse 202 punëtorë të kësaj ndërmarrje shpenzojnë 1 milion e 300 mijë paga vjetore “, u shpreh ai.
50 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.
Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të Neë Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës