LAJMI I FUNDIT:

Prishtina me më së shumti parkingje të pa fiskalizuara

Prishtina me më së shumti parkingje të pa fiskalizuara

Prishtina me më së shumti parkingje të pa fiskalizuara

Buxheti i Kosovës humb qindra mijëra euro në vit nga mungesa e fiskalizimit të parkingjeve në Kosovë. Më së shumti parkingje të pa fiskalizuara ka në Prishtinë. Administrata Tatimore paralajmëron masa ndaj gjithë atyre që dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Rreth 200 parkingje janë të regjistruara si biznese në Kosovë, por shumë prej tyre janë të pa fiskalizuara. Qytetarët tregojnë se nuk kanë rastisur asnjëherë që në parkingjet private të Prishtinës të pajisen me kuponë fiskalë. E sipas tyre, edhe çmimet e parkingjeve janë të larta, ndërkohë që mungon siguria.


“Jo, asnjëherë, një letër të thjesht ta jep, a kupon fiskal asnjëherë në parkingje të Prishtinës nuk kam pa. Siguri nuk ka fare, ta merr çelësin ta lëvizë veturën , mbingarkesë. Edhe lëshojnë edhe nuk lëshojnë kuponë fiskalë. Disa janë të shtrenjta e disa çmime të parkingjeve janë të arsyeshme”, tha një qytetar.

Pavarësisht që Ligji për Administratën Tatimore të Kosovës përcakton që çdo biznes duhet të jetë i pajisur me arkë fiskale dhe të lëshohen kuponë fiskalë, kjo nuk po ndodh me parkingjet.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, tha për Radio Kosovën se ATK-ja është në dijeni që parkingjet nuk janë të fiskalizuara, dhe se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë gjobitur 98 parkingje.

“Inspektorët tanë ka inspektuar disa biznese të kësaj veprimtarie dhe kanë gjobitur rreth 98 biznese, të cilat nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë”, ka treguar ajo.

Sipas Bytyqit, edhe qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe t’i kërkojnë kuponët fiskalë. “Ndoshta edhe insistimi më i madh i qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë do të ndryshonte konceptin e bizneseve”, ka thënë Bytyqi

Administrata Tatimore e Kosovës, do të ndërmarrë masa ndaj të gjitha atyre bizneseve që nuk lëshojnë kuponë fiskalë, përfshirë edhe parkingjet, tha Valentina Bytyqi. Pasi, sipas saj, ATK nuk do të lejojë asnjë biznes të dëmtojë arkën e shtetit. /RadioKosova/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori