LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj – qytetet me qarkullim vjetor mbi 5 miliardë euro

Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj – qytetet me qarkullim vjetor mbi 5 miliardë euro

Prishtina, ndjekur nga Prizreni dhe Ferizaj, janë qytetet që prijnë me më së shumti qarkullim vjetor.

Kështu thuhet në një publikim të bërë nga Administrata Tatimore e Kosovë (ATK), duke shtuar se qarkullimi në vjetor në kryeqytet është mbi 5 miliardë euro.

“Në vitin 2022, Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe qarkullimin më të lartë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.


Derisa qarkullimi vjetor në Prizren dhe Ferizaj ishte ndërmjet vlerës 1 deri nën 5 miliardë euro.

Gjilani, Peja, Gjakova, Fushë Kosova dhe Graçanica janë qytetet ku qarkullimi vjetor është jo më shumë se 1 miliard euro.

Si vende me më së paku tatimpagues raportohet të jenë Dragashi, Shtërpca, Novobërda, Graçanica, Kllokoti, Parteshi, Hani i Elezit, Ranilluga, Obiliqi, Juniku, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku. /Telegrafi/