Z Mobile Prishtina gjendet në Rumani ku sot nga ora 18:00 do të luajë kundër Steaua Bukureshtit.

Ndeshje kjo në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E të FIBA Europe Cup.


Steauaa nuk është kundërshtar i thjeshtë dhe këtë e di  Prishtina që me fondin që posedon do ta tentojë fitoren.

Prishtina ka një fitore në FIBA Europe Cup, kurse Steaua në xhiron e parë ka pësuar humbje nga ekipi danez Bakken Bears.

44488156 2248188505192221 2923256635461730304 o

Prishtina në xhiron e parë e ka mposhtur kampionin e Ukrainës, Cherkaski Mavpy.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Dardan Berisha që shënoi 26 pikë.

prishtina fk

E pikërisht edhe në këtë ndeshje më së shumti pritet nga Berisha. /Telegrafi/  

telegrafi sport app