Site icon Telegrafi

Prishtina nuk ua vazhdon kontratat tetë futbollistëve

Klubi i futbollit, Prishtina, nuk do t’ua vazhdojë kontratën tetë futbollistëve që në të kaluarën kanë bartur barrën kryesore të klubit.

Në listën me tetë futbollistë, që të enjten e ka siguruar gazeta Koha Ditore, janë: Armend Thaqi, Liridon Kukaj, Petrit Osmani, Driton Krasniqi, Gentrit Begolli, Liridon Ahmeti, Taulant Dajaku dhe Berat Hyseni.

Në klub pranojnë se do të ketë ndryshime, por nuk kanë dashur të flasin për emra konkretë. Kanë thënë se do të ketë edhe largime, por edhe prurje të reja. E prurjet kanë nisur tashmë.

“Të gjithë lojtarëve që u ka skaduar kontrata nuk do të jenë pjesë e Prishtinës. Lojtarët që nuk kanë kontratë me Prishtinën janë: Armend Thaqi, Liridon Kukaj, Petrit Osmani, Driton Krasniqi, Gentrit Begolli, Liridon Ahmeti, Taulant Dajaku dhe Berat Hyseni. Me një fjalë, Prishtina nuk do të llogarisë në këta lojtarë dhe nuk do t’ua vazhdojë kontratën”, ka thënë një zyrtar i klubit Prishtina, në kushte anonimiteti për Koha Ditore.

Exit mobile version