Prishtina në balotazh, sipas sondazhit të Klan Kosovës, prin Arben Vitia
Sipas sondazhit të Klan Kosovës ku janë duke u publikuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë do të ketë balotazh.
Në bazë të këtij sondazhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është ai që do të prijë në këto zgjedhje.
Sipas të dhënave i dyti do të jetë Përparim Rama nga LDK-ja, i treti Uran Ismaili, kandidati i PDK-së, i katërti Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit Gëzim Mehmeti i AKR-së.
Të dhënat me përqindje: Arben Vitia(LVV) - 46.3 për qind Përparim Rama (LDK) - 25.1 për qind Uran Ismaili (PDK) - 19.2 për qind Daut Haradinaj (AAK) - 5.5 për qind Gëzim Mehmeti (AKR) - 0.4 për qind . /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































