Prishtina dështoi ta fitoj titullin e kampionit për vitin e dytë radhazi në ndeshjen e fundit.

Vitin e kaluar ishte Drita ajo që e ndaloi klubin kryeqytetas, ndërsa këtë edicion Feronikeli e mundi në ndeshjen vendimtare për ta festuar titullin.


Por pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Prishtina ka minimizuar gjasat për të dalë në garat evropiane.

Klubi nga kryeqyteti kosovar ka edhe një mundësi që të luaj në garat e Ligës së Evropës për edicionin e ri.

5.Frn Pri 1 0 19maj2019

Kryeqytetasit duhet të bëjnë tifo për Feronikelin në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Trepçës ’89.

Në rast se kampionët e Kosovës do ta fitojnë edhe Kupën e Kosovës, atëherë në Ligën e Evropës do të luaj Prishtina nga pozita e dytë në tabelë.

Por nëse Trepça ’89 bënë befasi të madhe duke fituar kupën, atëherë do të jetë klubi mitrovicas që do të luante në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app