LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton miqësoren ndaj Shkëndijës

Prishtina fiton miqësoren ndaj Shkëndijës

Prishtina e ka mposhtur Shkëndijën me rezultat 1-2 në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen.

Bardheklatrit triumfuan në ndeshje që filloi në ora 13:00 në stadiumin Ecolog Arena në Tetovë.

Endrit Krasniqi ishte ai që e kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 28-të me një gol të bukur.


Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën kishim edhe një gol të shënuar.

Edhe 45 minutëshi i dytë kishte një lojë të barabartë, por me prishtinasit që kishin iniciativën.

Ishte minuta e 69-të kur Prishtina fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Ergyn Ahmeti, për ta dyfishuar kështu epërsinë për skuadrën e tij.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me rezultatin 0-2, Shkëndija e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 1-2.

Prishtina me Armend Dallakun ka filluar të këndellet dhe po merr rezultate pozitive, derisa kjo fitore mund të jetë si një motiv shtesë për ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.

Kjo përballje u zhvillua shkaku që janë duke u zhvilluar ndeshjet me kombëtare në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 dhe dy skuadrat kishin pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=swIXket11Cc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR08umuTjEXs4FKfUiNo3Bi_TP-f7umtqpb_5EEF8zdWpnVDSkD-3vs0nEg

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori