Prishtina e Re do të jetë nikoqire i Gjilanit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, ndeshje kjo që nis me fillim nga ora 15:00.

Vendasit vijnë në këtë takim me synimin e vetëm fitoren, pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për rezultat pozitiv.


Gjilani po ashtu synon triumfin për të lënë pas krahëve disfatën e pësuar në derbin e qytetit ndaj Dritës xhiron e kaluar.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave kishte qenë një triler i vërtetë, me gjilanasit që kishin arritur të triumfojnë me rezultat të ngushtë 3-2.

Të dy trajnerët Debatik Curri dhe Elon Berisha kanë vendosur të futen në lojë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Smakiqi, Hasanaj, Rudovic, Prekazi, Trajkovski, Doukoure, Mekic, Dobratiqi, Rushiti, Kadriu, Kargbo.

Gjilani: Kolaj, Thaqi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Bilali, Rrahmani, Bilalli, Jarovic./Telegrafi/

telegrafi sport app