Disa qytetarë që ishin duke udhëtuar me autobusin e 'Trafikut Urban', kanë mbetur në rrugë ditën e enjte.

Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga autobusi, e gjithë kjo duket se ka ndodhur për shkak të një prishje.


Rasti ka ndodhur në lagjen "Bregu i Diellit".

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë disa sqarime nga Trafiku Urban, por të njëjtit nuk janë përgjigjur, duke mos dhënë fare përgjigje për situatën e krijuar, ditën e enjte./Telegrafi/

bus blur 3