LAJMI I FUNDIT:

Princi William pati reagimin më të adhurueshëm kur Kate Middleton u quajt e bukur

Princi William pati reagimin më të adhurueshëm kur Kate Middleton u quajt e bukur

Princi William dhe gruaja e tij prej dhjetë vjetësh, Kate Middleton, shfaqën një atmosferë të bukur dashurie së fundmi.

Fillimisht patëm ato fotografitë në prapaskenë nga ceremonia e “Earthshot Prize”, më pas ishte shëtitja e tyre në stilin e filmit të Krishtlindjes – dhe tani, të dy janë parë duke ndarë një moment romantik gjatë “Royal Variety Performance”.

Si pjesë e ngjarjes vjetore, familja mbretërore argëtohen nga një sërë aktesh muzikore, humoristë, trupa cirku dhe më shumë, në një spektakël të krijuar për të mbledhur fonde për bamirësi. Për edicionin e vitit 2021, Ed Sheeran, Years & Years, Rod Stewart dhe kasti i muzikalit Matilda ishin vetëm disa nga ata që morën një kthesë në qendër të vëmendjes.


Këtë herë, ngjarja u drejtua nga komediani Alan Carr, i cili tha: “Ne të gjithë po mendonim dhe komentonim se sa mahnitëse dukej Dukesha e Kembrixhit me fustanin e saj festiv, të gjelbër me shkëlqim”.

Kur përshëndeti audiencën në shfaqje, Alan falënderoi çiftin për pjesëmarrjen dhe tha: “Ne jemi jashtëzakonisht të nderuar që na bashkohen Lartësitë e tyre Mbretërore, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit. Zonjë, mund të them që dukeni absolutisht e bukur sonte?”.

https://twitter.com/futurecatherine/status/1472990187160539143?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1472990187160539143%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cosmopolitan.com%2Fuk%2Freports%2Fa38469469%2Fwilliam-kate-reaction-beautiful%2F

Pas kësaj, Kate qeshi me turp, ndërsa William dukej i kënaqur, teksa i dha gruas së tij një buzëqeshje të lezetshme.

Momenti ishte absolutisht i adhurueshëm dhe fansat mbretërorë me sy të mprehtë shpejtuan ta komentonin edhe në rrjetet sociale, me një shkrim: “Princi William është krenar për Dukeshën Kate, ajo është me të vërtetë e bukur brenda si jashtë”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Femra
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori