Princi Harry dhe James Corden janë parë së fundmi duke filmuar një projekt misterioz.

Drejtuesi i “Late Late Show” u shoqërua me ish-anëtarin e familjes mbretërore në një autobus dykatësh të hapur në Los Angeles.


Autobusi u pa të dilte nga pjesa e CBS, ku filmohet shfaqja e James, rreth mesditës dhe u shoqërua nga policia.

PRI 181745520 Foto: MEGA

Duke buzëqeshur në diell, Harry ishte ulur dy metra larg James për të respektuar masat e distancimit shoqëror.

Ai veshi një triko blu me mëngë të shkurtra dhe bisedoi me mikun e tij të vjetër.

Është e paqartë për çfarë saktësisht po xhironin, veçanërisht pasi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, dukesha e Sussex, kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix për dokumentarë dhe filma.

Harry dhe James, i cili u nominua për një çmim ‘Golden Globe’, janë miq të vjetër, me komikun dhe prezantuesin të ftuar në dasmën mbretërore në 2018 me gruan e tij, Julia Carey.

PRI 181745551 Foto: MEGA

Ndërkohë, çifti kohët e fundit u hapën në lidhje me marrëveshjen e tyre të re me gjigantin - Netflix.

“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon por gjithashtu jep shpresë”, deklaruan ata.

“Si prindër të rinj, bërja e një programi frymëzues familjar është gjithashtu e rëndësishme për ne”. /Telegrafi/