Koncertin dy orësh, këngëtari i hitit “Purple Rain” ia ka kushtuar fitueses së çmimit Oskar për rol dytësor, Penelope Cruz.

Përveç fansave, në koncert ishin të pranishëm edhe disa nga pjesëmarrësit në ceremoninë e 81-të të ndarjes së çmimeve Academy Awards, përfshirë këngëtaren Alicia Keys, aktoren Queen Latifah, të nominuarën për Oskar Taraji P. Henson etj.