Site icon Telegrafi

Prifti që vdiq dhe u ringjall, thotë se në ferr djajtë këndonin këngën “Umbrella” të Rihannas

Një prift në SHBA që kishte pësuar një sulm të rëndë kardiak, në 2016 thotë se gjatë kohës që ishte pa ndjenja kishte vizituar ferrin, duke pranuar se atë që kishte kaluar “nuk ia uronte as armikut më të keq”.

Gjatë kohës kur burri ishte i vdekur para se të risillej në jetë, Johnson thotë se kishte vizituar ferrin ku kishte dëgjuar të luhej një muzikë e pazakontë.

Foto: Screenshot/TikTok

Johnson tregon se nuk ishte një muzikë ‘e rëndë’ siç mund të pritet për vende të tilla kaq famëkeqe, por ishte muzikë e këngëtares Rihanna, dhe veçanërisht kënga e saj e njohur ‘Umbrella’.

Duke publikuar dëshminë në rrjetin TikTok, Johnson tregon me sinqeritet:

“Shpirti im doli nga trupi fizik dhe nisi të ngrihej lart, sepse besoja se kisha bërë aq të mira në jetë duke ndihmuar njerëzit e duke marrë vendime të drejta sipas këshillave të Zotit”.

“Por pas ngritjes fillestare nisa të zbres poshtë e më poshtë në tokë, arrita në ferr ku kishte një muzikë që luante, lirika që këndoheshin, por në vend të këngëtarëve, atë e këndonin djajtë”, thotë Johnson në videon e tij.

“Çdo lirikë e këtyre këngëve ishte për të torturuar dëgjuesit, siç duket një dënim prej faktit që gjatë jetës në tokë nuk kishin dëgjuar muzikë të pranuar nga Zoti.”

Mes këngëve të tjera që burri kishte dëgjuar të këndoheshin nga demonët, ishin ‘Umbrella’ e Rihanna, dhe kënga e njohur ‘Don’t Worry, Be Happy’ nga Bobby McFerrin, ndërsa nuk arrinte të kujtonte të tjera.

Por, ndërkohë megjithëse muzika e Rihannas duket si e ferrit për disa, të tjerë mezi presin albumin e ri, teksa nuk ka publikuar muzikë prej vitit 2016, shkruan Unilad. /Telegrafi/

@melissa.a.salazar

WTF did I just watch??? #hell #christianity #bible #religion #demon #priest #atheist

♬ original sound – 🔻 Melissa 🔻

Exit mobile version