Prezantuesja e njohur amerikane, Wendy Williams (60 vjeçe), ka folur mes lotësh për gjendjen e saj shëndetësore dhe kujdestarinë e detyruar në një intervistë të rrallë. Ajo i është drejtuar mikut të saj të vjetër, Don Lemon, në podkastin e tij, për të hedhur dritë mbi spekulimet lidhur me paaftësinë e saj të pretenduar.
“Jeta ime është bërë qesharake. Kam tre vite nën kujdestari. Për tre vite jam izoluar nga çdo gjë. Ndihem sikur jam në burg. Nuk mund të dal jashtë. E vetmja gjë që mund të bëj është të shikoj nga dritarja”, ka thënë Williams.
Kur Lemon e pyeti për gjendjen e saj shëndetësore, ai përmendi deklaratat e kujdestares së saj, Sabrina E. Morrissey, e cila kishte pohuar se Williams është “përherë e paaftë dhe vuan nga demenca”. Ky koment e shqetësoi dukshëm Williams, e cila shtoi: “Nuk e di se sa mund të flas pa u ndëshkuar”.
Ajo gjithashtu shprehu frikën e saj: “Nuk do të mund të takoj babanë tim, nuk do të mund të bëj asgjë. Do të mbetem e mbyllur në këtë ‘burg’ për pjesën tjetër të jetës, nëse flas shumë për kujdestarinë time”. Kujdestaria, e cila u vendos në maj të vitit 2022, ka bërë që familja e saj të mos ketë informacione për vendndodhjen e saj, sipas raportimeve të New York Post.
Williams e bëri të qartë se nuk është aspak e kënaqur me situatën aktuale. “Nuk jam mirë. Jeta ime është kaos. Kjo situatë me kujdestarinë është… ju lutem, më dëgjoni, jam e izoluar. Ndihem si në burg, sikur po përpiqen të kontrollojnë gjithçka që bëj”, tha ajo.

Në një paraqitje tjetër të enjten në emisionin “The Breakfast Club”, Williams ndau detaje tronditëse për situatën e saj. Ajo pretendoi se është e “burgosur” në një qendër për të moshuarit në New York, pa qasje në telefon ose laptop, duke e cilësuar situatën si “abuzim emocional”.
Në vitin 2023, Wendy Williams u diagnostikua me demencën frontotemporale dhe afazi. Kujdestarja e saj, Sabrina E. Morrissey, deklaroi në fund të vitit të kaluar se gjendja e saj është përkeqësuar, ndërsa avokatët e Wendy-t konfirmuan se ajo është shpallur person me paaftësi të përhershme kognitive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Vserlo fsheh cigaret, fansat e spektaklit e krahasojnë me Gjestin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës