LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet zyrtarisht Ferrari F12 TRS (Video)

Prezantohet zyrtarisht Ferrari F12 TRS (Video)

Në Sicili kompania Ferrari ka prezantuar modelin kabrio, F12 TRS, i cili është i bazuar në modelin F12 Berlinetta, ndërsa është i krijuar për blerësit e veçantë të seksionit të Ferrarit, “Special Projects” (“Projekte të veçanta”).

Vetura e re që është shumë më agresive se Berlinette, me pjesë të caktuara dhe me karrocerinë e hapur, asocon në modelin 250 Testarossa, i cili është prodhuar në vitin e largët 1957.

Automjetin e tërheq motori 6.2 l V12, i cili zhvillon 740 kalëfuqi dhe ofron moment rrotullimi prej 690 Nm.


Për të arritur shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h, F12 TRS i nevojiten vetëm 3.1 sekonda. Ndërkaq, brenda 8.5 sekondash arrin shpejtësinë nga 0 deri në 200 km/h.

Shpejtësia maksimale arrin 340 km/h, ndërsa çmimi i përafërt është rreth 4.2 milionë dollarë. /Telegrafi/