Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev sot e prezantuan versionin final të Planit për rritje ekonomike që u miratua nga Qeveria dhe në të cilin janë vendosur të gjitha vërejtjet dhe propozimet nga ekspertët dhe opinioni, të dhëna në debate publike që u organizuan gjatë tre muajve të kaluar.
Plani, i përbërë nga një sërë të masave për përkrahje të ekonomisë, prej nesër do të jetë i qasshëm në ueb faqen e Qeverisë dhe do të prezantohet para të gjitha odave ekonomike. kle të vendosen kushtet e njëjta për investuesit nga vendi dhe të huaj, të cilat do të vlejnë njëjtë edhe në zonat edhe jashtë tyre, ka kushte transparente dhe kritere për përkrahje dhe jep përkrahje për rritjen e bashkëpunimit mes kompanive të vendit dhe të huaja, si dhe për rritjen e eksportit në botë dhe në rajon.
“Debati ishte shumë i dobishëm dhe mund të konstatoj se kemi dokument final – plan serioz për rritje, ku janë integruar të gjitha vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve dhe opinioni më i gjerë. Në bazë të këtij dokumenti. Qeveria do të përpunojë dhe propozojë zgjidhje ligjore, e cila do ta rregullojë mënyrën e realizimit të këtij plani në mënyrë sistematike”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp.
Ai tha se pret që procedura të përfundojë deri nga fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm dhe pas miratimit të llogarive përfundimtare nga marsi kompanitë të mund të aplikojnë për masat dhe përfitimet që i ofron plani.
“Zbatimi i Planit për rritje ekonomike do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë. Prej vitit 2018 fillojmë proces për stabilizim financiar dhe zhvillim të ekonomisë”, tha Zaev.
Për këtë qëllim, shtoi, në buxhet për vitin 2018 janë përcaktuar 3,1 miliardë denarë ose 50 milionë euro për programin për zhvillim ekonomik, gjegjësisht për 46 për qind më shumë se këtë vit. Në mënyrë shtesë janë përcaktuar edhe një miliardë denarë për punësime.
Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Plani për rritje ekonomike bazohet në tre shtylla, prej të cilave i pari është për përkrahje të të gjithë operatorëve ekonomikë, i dyti për kompanitë të cilat fitojnë tregje të reja, ndërsa i treti i dedikuar vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat mund t’i shfrytëzojnë edhe masat nga shtylla e parë dhe e dytë. Që t’i shfrytëzojë masat secila kompani duhet të realizojë të ardhura më të mëdha gjatë vitit të kaluar nga tre paraprake dhe të mos e zvogëlojë numrin e të punësuarve.
“Plani për rritje ekonomike është bazë që do të sigurojë rritje të ekonomisë dhe nëse vërehet nga investuesit, pres që rritja e projektuar e BPV prej 3,2 për vitin e ardhshëm të jetë më e lartë”, tha Angjushev dhe shtoi se me këtë plan investuesit e huaj të cilët veçmë janë të pranishëm në vend, të marrin përkrahje më të madhe se më herët.
Këtë, siç tha, e kanë treguar simulimet sipas të cilave prej 13-të kompanive të pranishme në ZZHTI, 12-të do të merrnin përkrahje më të madhe, prej të cilave disa edhe për 214 për qind, e vetëm një më ulët, ndërsa nga të tjerat 14 kompani të huaja të cilat punojnë në vend, vetëm dy do të merrnin përkrahje më të ulët. Kjo, siç tha, janë kompanitë të cilave u është lejuar të mos i paguajnë edhe kontributet sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës