LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet ‘Peugeot 3008’ i ri (Foto/Video)

Prezantohet ‘Peugeot 3008’ i ri (Foto/Video)

Ashtu edhe siç është njoftuar, kompania franceze Peugeot sot ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e dytë të Crossoverit 3008, ndërsa publiku i gjerë mund ta shoh këtë model në vjeshtë në panairin e veturave në Paris dhe shitja e tij do të fillojë në tetor në Europë.


Kjo veturë është ndërtuar në platformën modulare EMP2, ndërsa dizajni i tij është i frymëzuar nga koncepti Quartz, transmeton Koha.net. Megjithatë, ndoshta pjesa më interesante te ky 3008, është se interier i tij është i pajisur sistemin e teknologjisë së fundit, i-Cockpit.

Gjenerata e re e 3008, në fatk, vjen me një pamje të interierit krejtësisht të re, përmes sistemit i-Cockpit me ekran multi-funksional 12.3-inç.

Duhet theksuar edhe ekranin 8-inç të sistemit infotainment i cili gjendet në konzolën qendrore, me navigacion, ku sistemi ofron mbështetje për sistemet ndihmëse të tilla si Android Auto, Apple CarPlay dhe MirrorLink.

Gjithashtu duhet theksuar se 3008 i ri ofron hapësirë më të madhe në interier, ku gjatësia e tij është më e madhe për 8 centimetra (tani është i gjatë 4.5 metra) për dallim nga paraardhësi i tij, ndërsa gjatësia boshtore e këtij modeli është më e madhe për 6.2 centimetra.

Edhe bagazhi është më i madh, i cili tani ka një kapacitet prej 520 litra ose 1580 litra me ulëset e pasme të palosura.

https://youtu.be/VU9aEXrG4HQ

Peugeot te 3008-shi do të ofrojë edhe ulëset e përparme me funksion për masazh, çati të madhe panoramike, komandat me zë, karikimin e telefonit pa ndonjë kabllo, sistemin Advanced Grip Control me pesë moda (Normal, Snow (Borë), Mud (Baltë), Sand (Rërë) dhe ESP OFF), si dhe sistemin Hill Assist Descent Control (HADC).

Sa i përket gamës së motorëve, në Europë në dispozicion do të jetë motori benzinë 1.2-litër Turbo me kapacitet prej 130 kuajfuqi dhe 1.6-litër me 165 kuajfuqi, si dhe motori dizel 1.6-litër me 100 ose 120 kuajfuqi dhe 2.0-litër me 150 ose 180 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Varësisht nga version, për konsumatorët në dispozicion do të jetë marshi manual dhe automatik, të dy me gjashtë shpejtësi.

Peugeot 3008 i ri do të prodhohet në fabrikën “Sochaux”, në Francë, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.