LAJMI I FUNDIT:

Presidentja sllovake pyetet rreth “ndërrimit të rrobave të saj tri herë” – përveç saj, një përgjigje kishte edhe Juncker (Video)

Presidentja sllovake pyetet rreth “ndërrimit të rrobave të saj tri herë” – përveç saj, një përgjigje kishte edhe Juncker (Video)

Presidentja e parë femër e Sllovakisë, Zuzana Çaputova, gjatë një konference në Bruksel është gjendur para një pyetje jo të zakonshme.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo u pyet për ndërrimin e rrobave nga ana e saj të martën.

Ndryshe, Çaputova zgjodhi Brukselin si vizitë të dytë zyrtare që kur u inaugurua në qershor.


Kështu, kah fundi i një konference shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, një gazetar e pyeti atë nëse ajo ishte “e stresuar”, sepse ajo kishte ndërruar rrobat e saj “tri herë” atë ditë.

“Kjo është vetëm veshja e dytë që kam veshur sot”, u përgjigj udhëheqësja sllovake.

“Unë kam pasur një ditë shumë interesante, një ditë shumë intensive. Kam pasur takime interesante me udhëheqësit e liderëve të ndryshëm të institucioneve evropiane që nuk kam takuar më parë. Ndihem shumë e lumtur dhe shumë me fat”.

Megjithëse pyetja nuk ishte drejtuar për të, Juncker bëri një ndërlidhje, pas përgjigjes së Çaputova.

“Vetëm për tu ndërlidhur, kjo është këmisha e tretë që kam veshur sot”, tha ai, me disa të qeshura të dëgjuar aty. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e

Një foto e "qebapit" nga Tuzla e Bosnjës është bërë virale në internet - dhe ka nxitur reagime

Virale
E pa duke e goditur gomarin me shkop, veterinerja holandeze rrah burrin në Kajro – e arreston policia pas publikimit të pamjeve

E pa duke e goditur gomarin me shkop, veterinerja holandeze rrah burrin në Kajro – e arreston policia pas publikimit të pamjeve

Interesante
Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Fun
Rrëfimi i gruas që jeton në një nga vendet më të largëta në SHBA – thotë se artikujt ushqimor i merr me aeroplan çdo dy muaj

Rrëfimi i gruas që jeton në një nga vendet më të largëta në SHBA – thotë se artikujt ushqimor i merr me aeroplan çdo dy muaj

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Zemërim dhe thirrje për drejtësi, pasi një lis që besohet të jetë deri në 500 vjeç, është prerë ilegalisht në veri të Londrës

Zemërim dhe thirrje për drejtësi, pasi një lis që besohet të jetë deri në 500 vjeç, është prerë ilegalisht në veri të Londrës

Interesante
Kalo në kategori