LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani pranon letra urimi nga liderë botërorë me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja Osmani pranon letra urimi nga liderë botërorë me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letra urimi nga krerët e disa shteteve: Australia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Turqia, Hungaria, Emiri i Katarit, Emiri i shtetit të Kuvajtit, Letonia, Luksemburgu,  Malta,  Mbreti i Arabisë Saudite, Senegali, Suedia, Senegali dhe Tajlanda.

Në letrat e urimit, krerët e këtyre shteteve kanë uruar presidenten Osmani, duke dëshiruar përparim të mëtejmë të shtetit të Kosovës dhe vazhdimësi të marrëdhënieve të shkëlqyera me to.

Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, David Hurley, në letrën e tij të urimit ka shfaqur besimin se marrëdhëniet miqësore me Kosovën do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm. Mbreti Philippe i Belgjikës, ai i Holandës, Willem – Alexander R, Mbreti i Suedisë, Carl Gustav R, Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn R, si dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinistö, kanë uruar shëndet, mbarësi e prosperitet për popullin e Kosovës.


Në letrën e urimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se Turkiye do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe integrimin e saj në BE-në dhe në institucionet euroatlantike.

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në urimin e saj ka shfaqur besimin se qytetarët e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza. Kurse Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani, ka uruar më shumë përparim e zhvillim për Kosovën dhe forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, zv.Emir i shtetit të Kuvajtit në urimin drejtuar presidentes Osmani ka zhvillim e prosperitet të mëtejshëm.

Ndërkaq, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Salman Bin Abdulaziz Al-Saud, ka uruar lumturi, shëndet dhe përparim të mëtejshëm për Qeverinë dhe popullin mik të Republikës së Kosovës.

Edhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, kanë uruar presidenten Osmani në 15-vjetorin e pavarësisë.

Letër urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë, presidentja Osmani ka marrë edhe nga presidenti i Letonisë, Egils Levits.

“Letonia vlerëson lart marrëdhëniet miqësore me Kosovën që bazohen në interesat dhe mbështetjen e përbashkët. Në kontekstin aktual global, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona bëhet edhe më i rëndësishëm për të ruajtur demokracinë dhe lirinë”, thuhet në telegramin e presidentit Levits.

Presidenti i Maltës, George Vella në urimin e tij, përmendë pjesëmarrjen në Forumin e parë të Grave, Paqes dhe Sigurisë vitin e kaluar dhe  më tej premton mbështetje për Kosovën. “Malta pret me padurim të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe përafrimin e institucioneve të saj qeverisëse me parimet dhe vlerat thelbësore të BE-së, për të përmirësuar më tej perspektivën e saj të Bashkimit Evropian”, thuhet në telegramin e presidentit Vella.

Letër urimi për 15 vjetorin e pavarësisë, presidentja Osmani ka pranuar edhe nga Senegali.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori