Këto ditë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ishte folësja kryesore në Konferencën Globale të Grave Lidere (GPWC), e cila u mbajt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve.
Të premten, Osmani ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga ceremonia pritëse e Presidentit Biden, ku ka pasur rastin që të takohet me figura të shquara nga fusha e politikës.
Mes fotografive, nuk kanë munguar edhe disa me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
E veshur me një fustan të shkurtër të gjelbër, Presidentja e vendit është dukur mjaft elegante dhe tërheqëse.
Ndërkohë, edhe Zotëriu i Parë duket se i ishte përshtatur mjaft mirë kodit protokollar të veshjes, duke u dukur mjaft elegant në një kostum të kaltër.
Çifti presidencial përndryshe janë prindër të dy vajzave binjake dhe kanë më shumë se një dekadë të martuar. /Telegrafi/