LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani dhe kancelari austriak, flasin për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE

Presidentja Osmani dhe kancelari austriak, flasin për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz i cili ka konfirmuar se do ta përkrahin Kosovën në rrugën drejt Evropës.

Përmes Twitter-it, Kurz dhanë pak detaje nga takimi dhe temat e diskutimit.

Kurz shkruan se takimi me Osmanin ishte i mirë, ndërkaq theksoi se dialogu dhe komunikimi i drejtpërdrejtë duhet të jetë themel i stabilitetit në rajon.


“Takim i mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Austria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe të bëj thirrje për integrim në Evropë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dialogu me komunikim të drejtpërdrejtë duhet të jetë themel i stabilitetit në rajon”, shkruan Kurz.


Në takim me Kurz, Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme austriake ndaj Kosovës.

Ka theksuar se është në interesin e Kosovës që kjo mbështetje të vazhdojë me procesin e liberalizimit të vizave si dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Osmani ka theksuar, gjithashtu edhe gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në këtë drejtim, Osmani ka potencuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, agjendës së gjelbër dhe fushave të tjera.

Në këtë takim, Osmani ka falënderuar kancelarin Kurz për 95 mijë vaksina Pfizer, të cilat janë siguruar për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për të cilat Austria kishte ndihmuar në aspektin procedural.

Ajo ka theksuar se populli i Kosovës janë më proevropianët, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i liberalizojë vizat, duke mbajtur premtimin.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani ka ritheksuar qëndrimin për dialog të barabartë ndërmjet palëve, i cili përfundon me njohje reciproke.

Osmani po ashtu ka theksuar se parakushte për paqen e qëndrueshme në rajon janë drejtësia për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe respektimi i sovranitetit dhe integritetit kushtetues e territorial të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Lajme
Si po armatoset Shqipëria

Si po armatoset Shqipëria "deri në dhëmb"? Ministri Hasani zbulon detajet

Lajme
Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva pas lëndimeve në vendin e punës

Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva pas lëndimeve në vendin e punës

Kronikë e Zezë
Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Kalo në kategori