LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Presidentja Vjosa Osmani, ka dënuar fuqimisht sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Ky është sulm jo vetëm ndaj institucionit të kryetarit, por edhe ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe shtetit ligjor”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka kërkuar që përgjegjësit për këtë akt duhet të përgjigjen para drejtësisë.


Ndryshe, në orët e mëngjesit të së shtunës është sulmuar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai është sulmuar rreth orës 08:50 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë nga dy persona.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/