LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Parlamentit Evropian, Mestola: Ne nuk po reagojmë mjaft shpejt për Ukrainën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Mestola: Ne nuk po reagojmë mjaft shpejt për Ukrainën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se sulmet me raketa në një stacion treni në Kramatorsk dhe sulme të tjera ndaj civilëve në Ukrainë janë “krime ndërkombëtare lufte që po kryhen kundër njerëzve sovranë që thjesht po luftojnë për demokracinë dhe për vendin e tyre”.

Duke folur për CNN-në të premten, Metsola tha se Evropa nuk po jep pajisje, ndihmë financiare ose ndihmë logjistike mjaftueshëm shpejt, “dhe na takon ne sot, në këto orë, të ngrihemi për t’u numëruar dhe për të mos kthyer shpinën”.

Ajo tha gjithashtu se Evropa po e financon këtë luftë “drejtpërsëdrejti apo tërthorazi” dhe duhet të marrë përgjegjësinë për të mos vepruar më herët për të ndaluar luftën.


“Pse e kemi strehuar Putinin, familjen e tij, oligarkët dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin atë në Evropën tonë duke u shitur atyre pasaportat tona, shtetësinë tonë? Duke i lejuar ata të fshehin paratë e tyre në vendet tona. Dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më”, tha ajo.

Kur u pyet për kandidaturën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Metsola tha “për parlamentin, është e qartë. Vendi për Ukrainën është në Evropë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori