Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi është pajisur me  pasaportë diplomatike.

Pasaportën diplomatike Kelmendit ia dorëzoj presidenti Hashim Thaçi.


Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë.

33072879 1950997134970636 8862034630061064192 o

"Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë", ka shkruar Thaçi.

Edhe trajneri Driton Kuka, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ka njoftuar se Majlinda Kelmendi ka pranuar sot pasaportën diplomatike.

"Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!”. Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit, Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!. Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/

33027634 1950997118303971 5610696575413125120 o

telegrafi sport app