LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta letër për zyrën e OSBE: Borchardt nuk është i mirëpritur

Presidenti Meta letër për zyrën e OSBE: Borchardt nuk është i mirëpritur

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka shpallur të padëshirueshëm ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, pas disa veprimeve që i konsideron të papranueshme.

Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Meta shkruan: “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”./tch/