Presidenti Nicolas Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga këshilli zgjedhor.
Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), Elvis Amoroso, i cili është një aleat i ngushtë i Maduros, tha se me 80% të votave të numëruara, Maduro ka 51.20% të votave, krahasuar me 44.02% për rivalin e tij kryesor.
Bëhet e ditur se opozita venezueliane ka pretenduar për mashtrim të gjerë në numërimin e votave dhe është zotuar të kundërshtojë rezultatin.
Ajo është bashkuar me kandidatin Edmundo Gonzalez për të rrëzuar Maduron pas 11 vitesh në pushtet.
Duke folur para mbështetësve brohoritës në Karakas, Maduro tha se rizgjedhja e tij ishte një “triumf i paqes dhe stabilitetit”.
Ai vlerësoi sistemin zgjedhor të Venezuelës, duke e përshkruar atë si transparent, dhe u tall me opozitën, për të cilën tha se e “quan mashtrim” çdo zgjedhje.
Por, Sekretari amerikan i Shtetit shprehu skepticizëm pas shpalljes së rezultatit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë “shqetësime serioze se rezultati i deklaruar nuk pasqyron vullnetin ose votat e popullit venezuelian”.
Ndërkohë, Kuba, një aleat i ngushtë i qeverisë së Maduros, tha se “populli foli dhe Revolucioni fitoi”.
Siç raportohet, opozita kishte dërguar mijëra dëshmitarë në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të shpallur numërimin e votave.
Megjithatë, një zëdhënëse e koalicionit të udhëhequr nga Gonzalez, tha se dëshmitarët e tyre ishin “detyruar të largoheshin” në shumë qendra votimi.
Opozita u kishte bërë thirrje gjithashtu mbështetësve që të mbanin vigjilencë në qendrat e votimit për të verifikuar procesin e numërimit në “orët vendimtare” pas mbylljes, mes frikës së përhapur se qeveria do të përpiqej të vidhte votat.
Kjo pasi sondazhet i kishin dhënë Gonzalez një epërsi të gjerë ndaj Maduros.
Shumë votues thanë se donin ndryshim pas 25 vitesh në të cilat partia socialiste PSUV ka qenë në pushtet – fillimisht nën udhëheqjen e presidentit të ndjerë Hugo Chavez dhe pas vdekjes së tij nga kanceri në vitin 2013, nën Nicolas Maduron.
Nën udhëheqjen e tyre, PSUV ka fituar kontrollin jo vetëm të ekzekutivit dhe legjislativit, por edhe pjesës më të madhe të gjyqësorit.
Zgjedhjet e fundit në vitin 2018 u hodhën poshtë si as të lira as të drejta dhe kishte pasur frikë të përhapur edhe në prag të këtyre zgjedhjeve se mund të përfshiheshin nga parregullësi, të nxitura nga Maduro i cili shprehej bindshëm se do të fitonte.
Ndryshe, votimi në Venezuelë është elektronik. Votuesit klikojnë në një buton të caktuar për kandidatin e tyre të preferuar.
Rezultatet elektronike dërgohen në selinë e CNE-së, por makina printon edhe një faturë letre e cila më pas vendoset në një kuti votimi.
Me ligj, partitë lejohen të dërgojnë dëshmitarë për numërimin e këtyre faturave në çdo qendër votimi, por shumë prej tyre u penguan ta bëjnë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze