Raphinha, në fillim të afatit kalimtar, dukej se ishte i destinuar të përfundonte te Chelsea, ndërsa interesim kishte edhe nga Arsenal dhe Barcelona.

“Blutë” e Londrës e kishin mbyllur praktikisht blerjen e brazilianit, por Barcelona ndërhyri në minutën e fundit duke ia prishur mendjen sulmuesit dhe vullneti i futbollistit brazilian bëri që ai të transferohet në “Camp Nou” .


Një lëvizje e minutave të fundit që kishte vënë në pozitë shumë të vështirë presidentin e Leedsit, italianin Andrea Radrizzani, i cili ka zbuluar se është ndjerë i “turpëruar” kur u takua me Todd Boehlyn, pronarin e ri të Chelseat.

Radrizzani at ER

“Raphinha, te Chelsea, ishte e kryer. U turpërova kur u ballafaqova sërish me Boehlyn për të ndryshuar qëndrimin tim”.

“Ishte një mungesë respekti për mua, nuk ishte gjëja e duhur për të bërë, por nuk kisha zgjidhje tjetër…”, ka treguar italiani.

Ai theksoi më tej që nuk kishte plan për ta shitur sulmuesin, por e detyruan rrethanat dhe ofertat që erdhën dhe planet që kishin.

1200px Todd Boehly Official Headshot

“Do të preferoja të mos e shisja, por duhej të blinim gjashtë lojtarë”, deklaroi ai.

Trajneri Jesse Marsch bëri shumë se blerje interesante, siç është edhe ajo e kolumbianit Luis Sinisterra nga Feyenoordi. /Telegrafi/

telegrafi sport app